Qeveria është e qëndrueshme dhe e fortë, dhe i përmbush pritjet e qytetarëve, edhe krahas sfidave të shumta dhe katastrofës së përgjithshme ekonomike që u trashëgua. Qëndrimi i përgjithshëm është se po bëhen të gjitha përpjekjet për ta vendosur Maqedoninë në një garë të shpejtë për rritje dhe zhvillim ekonomik, njoftoi sot partia në pushtet OBRM-PDUKM pas seancës së Komitetit Qendror të partisë.

Siç theksohet në kumtesë pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski informoi kryetarin dhe partinë se komitetet komunale janë fuqimisht të motivuara dhe të përgatitura për zgjedhjet, në të cilat pritet një fitore e madhe.

“Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski theksoi se Maqedonia pret suksese dhe rezultate të mira si rezultat i reformave të ndërmarra në periudhën e kaluar, dhe se qëllimi është stabilitet ekonomik dhe prosperitet për të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesë.

Mickoski informoi gjithashtu se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë anketat dhe sondazhet e opinionit publik për kandidatët e OBRM-PDUKM-së, të cilët tregojnë një avantazh të konsiderueshëm ndaj konkurrentëve politikë, por edhe se duhet të përmbushet përgjegjësia për premtimet e dhëna qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Qeveria është e qëndrueshme, pavarësisht sfidave po punojmë për zhvillimin ekonomik appeared first on Telegrafi.