OBRM-PDUKM: Qeveria e Zoran Zaevit do të jetë afatshkurtër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM parashikon afat të shkurtër për qeverinë e re të LSDM-së dhe BDI-së, e cila nuk është zgjedhur akoma. Sipas deklaratës që partia opozitare jep sot në mëngjes, vetëm dështime dhe zhgënjime mund të priten nga kabineti i ardhshëm i Zoran Zaevit.

Edhe pse Zaev nuk është rikthyer ende në postin e Kryeministrit, pasi qeveria teknike u zgjodh në janar të këtij viti, nga OBRM-PDUKM theksojnë se “në një kohë krize ekonomike dhe shëndetësore, qeveria e Zaev siguron më shumë të ardhura për kompanitë private në kurrizin e qytetarëve”.

“Zoran Zaev dhe LSDM kujdesen vetëm për bizneset e tyre. Dëshmi për këtë është numri i vazhdueshëm tre-shifror i infektuar me Covid-19. Maqedonia, për shkak të neglizhencës së Qeverisë së LSDM-së, është vendi me numrin rekord të të infekjtuarve dhe vdekjeve nga coronavirusi”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Qeveria e Zoran Zaevit do të jetë afatshkurtër appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy