OBRM-PDUKM pyet nëse edhe LSDM merr pjesë në planin e BDI-së për destabilizim të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet të kumtese të lëshuar për media, nga partia maqedonase në pushtet pyesin nëse LSDM merr pjesë në planin e BDI-së për destablizim të vendit.

“LSDM nuk mund të jetë vëzhgues, por duhet të thonë nëse edhe ata kanë pritur nga BDI që ta destabilizojë shtetin”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Mickoski ua diktoi planin dhe tani dy partitë opozitare thonë se vetëm do të protestojnë.

Sipas tyre, edhe LSDM dhe BDI kanë një qëllim, që funksionarët e tyre të korruptuar të mos japin përgjegjësi për krimin e kryer.

“Për shtatë vite LSDM dhe BDI e vjodhën shtetin. Rezultati është shtet i vjedhur dhe për këtë do të ketë përgjegjësi. Asnjë skenar i zi nuk do t’i shpëtojë”, thuhet në fund./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM pyet nëse edhe LSDM merr pjesë në planin e BDI-së për destabilizim të vendit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy