OBRM-PDUKM: Pushteti i LSDM-së pesë vite nuk bëri asgjë për ballafaqimin me ndotjen e ajrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pushteti i LSDM-së pesë vite nuk bëri asgjë për përballje me ndotjen e ajrit, si në Shkup, ashtu edhe në qytetet e tjera në Maqedoni, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

“Pushteti i LSDM-së nuk e realizoi projektin kapital, gazifikim të amvisërive dhe industrive, diçka që do të merrte përfitime ekonomike, por edhe dukshëm do ta ulte ndotjen e ajrit ambiental. Pushteti i paaftë i Zaevit dhe LSDM-së ishte gjuajtur në krim dhe korrupsion, sepse nuk bëri asgjë në atë sferë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se tregues më i mirë për moskujdesin e LSDM-së për mjedisin jetësor është komuna e Strumicës.

“Në komunën e Strumicës zaevizmi sundon që prej vitit 2005, ndërsa sot Strumica është një nga qytetet më të ndotura në Maqedoni dhe rajon. Vlerat e grimcave PM në ajrin në Strumicë po thyejnë rekorde të zeza, edhe pse propaganda e zaevizmit thoshte se ka bërë gazifikim me sukses. E vërteta është se nuk ka kurrfarë gazifikimi efektiv, por biznes të fortë të zaevizmit.

Advertisement

Fjala vjen në Strumicë nuk ka as industri, përveç firmave të klanit Zaevët, që nënkupton se përveç zaevizmit nuk ka kusht tjetër të ndot. Është e qartë se zaevizmi po helmon me gënjeshtrat dhe krimin e tij”, thonë nga atje.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se vetëm me masa reale mund të përmirësohet cilësia e ajrit, por për këtë nevojiten ndryshime dhe largim të zaevizmit.

The post OBRM-PDUKM: Pushteti i LSDM-së pesë vite nuk bëri asgjë për ballafaqimin me ndotjen e ajrit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy