Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM në Shkup, Strumicë, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë protestoi kundër ndotjes së ajrit.
Nga kjo parti theksojnë se ajri i ndotur edhe në kulmin e pandemisë vret, ndërsa Qeveria thotë se kjo është mjegull, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, për shkak të ndotjes së ajrit, paralelisht me pandeminë e COVID-19, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë duhet të lirohen nga puna si në sektorin privat ashtu edhe në sektorin publik.
Jelena Zhugiq nga OBRM-PDUKM në Shkup sot tha se për shkak të numrit të madh të të infektuarve protesta mbahet me më pak qytetarë të pranishëm duke respektuar masat për mbrojtje.
“Ndodhemi në pragun e sezonit të ngrohjes ndërsa stacionet matëse të ajrit tregojnë 5-6 herë rritjen e PM-1- si në Shkup ashtu edhe në Manastir, Tetovë, Kërçovë dhe në qytetet tjera të Maqedonisë”, tha Zhugiq.
Ajo rikujtoi premtimin e Zaevit para katër viteve kur ka premtuar ajër të pastër menjëherë sapo të hyjë në Qeveri dhe se asgjë nuk është ndërmarrë për shkak se qytetarët e Shkupit sërish thithin ajër të papastër.
Protesta përfundoi duke vendosur shishe me ajër para Qeverisë ndërsa protesta të njëjta kishte edhe në Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM protestoi kundër ndotjes së ajrit në Shkup dhe 4 qytete të tjera appeared first on Telegrafi.