Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së ka dorëzuar sot në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, në procedurë të shkurtuar, informoi koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski.

Siç tha ai, ky projektligj parasheh rritje të pensioneve për 20%, nga prilli 2022, në mënyrë që me rritjen e pagës minimale, të ardhurat e pensionistëve të rriten në përputhje me rrethanat.

“Duke pasur parasysh shfaqjen e rritjes së çmimeve të disa produkteve dhe energjisë elektrike që janë jetike për pensionistët si nevojë për përmirësimin e standardit të jetesës, mendojmë se duhet të sigurohet rritja e pensionit të pleqërisë, si dhe të gjitha llojet e tjera të pensioneve”, tha Micevski.

Ai shtoi se zgjidhja e propozuar ligjore do të përmirësojë pozitën sociale të pensionistëve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM propozon rritjen e pensioneve për 20 përqind appeared first on Telegrafi.