OBRM-PDUKM: Populli nuk është fajtor për paaftësinë e Qeverisë dhe Filipçes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “duket se Qeveria dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë të paaftë të menaxhojnë me situatën me coronavirusit, dhe për këtë flasin numrat e të infektuarve dhe të vdekurve në vit”.

“Në vend që të kërkojnë përgjegjësi, ata fajin e kërkojnë te qytetarët. Qeveria dhe Filipçe duhet të kapen për punë dhe të përgatisin strategji se si do të tejkalohet e gjithë situata me coronavirusin. Që nga fillimi deri tani, nuk kanë asnjë masë të mirë që ka sjellur ndonjë rezultat”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, për shkak të politikave të gabuara të Filipçes dhe Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në Maqedoni pandemia nuk ka të ndaluar, përkatësisht pandemia është në vazhdimësi.

“Për shkak të paaftësisë së tyre edhe kapacitet e spitaleve në shtet janë përmbushur, ndërsa Filipçe nuk brengoset. Për gjithë këtë Filipçe mban përgjegjësi dhe për këtë shkak gjëja më e mirë që duhet të bëj është dorëheqja”, thuhet në fund të kumtesës./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Populli nuk është fajtor për paaftësinë e Qeverisë dhe Filipçes appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy