OBRM-PDUKM: Përderisa Zaev dhe Filipçe fluturojnë nëpër mjegulla, qytetarët e sëmurë transportohen me automjete në klinikat e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas OBRM-PDUKM-së është e turpshme arsyetimi i Qeverisë se Zaev dhe Filipçe kanë udhëtuar me helikopter për shkak se kanë pasur obligime dhe agjendë të ngjeshur.

“Obligimi i tyre sot për shkak të së cilës shpenzuan mijëra euro, ishte vetëm që të fotografohen në spital i cili është në ndërtim”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, obligimi i tyre nuk është fluturimi me helikopter por sigurimin e vaksinave, ndërsa Zaev dhe Filipçe e keqpërdorin duke fluturuar, ndërsa qytetarët thithin ajër të papastër.

“A do të mund të vazhdohet me punë ndërtimore pa mos qenë Zaev dhe Filipçe. Pse helikopterët nuk përdoren falas për qytetarët që me të vërtetë kanë nevojë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Përderisa Zaev dhe Filipçe fluturojnë nëpër mjegulla, qytetarët e sëmurë transportohen me automjete në klinikat e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy