Nga OBRM-PDUKM reagojnë duke thënë se ministri Filipçe nuk ka mundur të gjejë as 6.000 vaksina për rivaksinim për ata që u vaksinuan në Serbi dhe tani paralajmëron 600 mijë doza të tjera në fund të muajit.

“Përveç që nuk gjeti vaksina për rivaksinim për ata të cilët në Serbi u vaksinuan me dozën e parë, nuk u gjetën vaksina aspak. Nuk ka vaksinim masiv. Filipçe paralajmëron kaos të ri. Sot sqaroi se mutacioni i ri që mund të jetë më i fuqishëm se ky i tanishëm, por se vaksinat mbrojë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, ministri Filipçe sillet sikur të mos e dijë se në Maqedoni nuk ka vaksina.

“Maqedonia ndodhet në fund të listës së vendeve ku qytetarët me dy doza të vaksinës nuk kanë pranuar as 10%, ndërsa në shtetet tjera përqindja është mbi 50”, thonë nga OBRM-PDUKM duke kërkuar dorëheqjen e ministrit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Përderisa bota fiton imunitet, në Maqedoni s’ka vaksina appeared first on Telegrafi.