Nga OBRM-PDUKM përmes një njoftimi kërkojnë përgjegjësi për gjykatësin Pajazit Pajaziti për shkak se, siç thonë ata, ka lëshuar Blerim Ramadanin të arratiset.

Sipas tyre, për shkak të gjykatësve të LSDM-së dhe BDI-së, populli ka vetëm 2% besim në institucionet gjyqësore.

“Deri sa gjykatësit e LSDM-së dhe BDI-së janë në gjyqësi, nuk do të ketë drejtësi. Nevojiten ndryshime të menjëhershme. Duhet të shpërbëhet Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Këshilli Gjyqësor. Ixhet Memeti ishte zëvendëskryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe pranoi se ka marrë ryshfet, njëjtë sikur Naqe Georgiev, gjykatës në Gjykatën e Lartë dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor”, thonë nga partia.

Ata shtojnë se këto dy gjyqtarë janë të LSDM-së dhe BDI-së dhe këta gjyqtarë po e shkatërrojnë systemin gjyqësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duhet të ketë shpërbërje të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. Duhet të mbahet përgjegjësi”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Për shkak të gjykatësve të LSDM-së dhe BDI-së, populli ka vetëm 2% besim në gjyqësi appeared first on Telegrafi.