Pasi që LSDM njoftoi se sot pritet një marrëveshje përfundimtare me BDI për të formuar një qeveri, nga OBRM-PDUKM për “Fokus” thonë se ata do të reagojnë pasi të dihen detajet, sepse, siç thonë ata, LSDM-ja i mban qytetarët pa informacione rreth negociatave.
“Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë ditës dhe të shohim detajet, duke pasur parasysh që qytetarët i mbajnë pa informacione rreth procesit”, tha, Dimçe Arsovski.
Sa i përket bojkotit të mundshëm, domethënë mungesës së tyre në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, Arsovski thotë se ato tashmë janë pjesë e seancës.
“Sa i përket pyetjes së dytë, OBRM-PDUKM është tashmë pjesë e seancës konstitutive”, përgjigjet Arsovski./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM për qeverinë e re: Presim të shikojmë detajet appeared first on Telegrafi.