Qeveria po tregon shqetësim real për të gjithë, cilësia dhe standardi i jetesës së qytetarëve po përmirësohet pothuajse në të gjitha komunat në Maqedoni. Qeveria për këtë vit ka konfirmuar mbi 270 projekte që do të realizohen nëpër komunat anembanë vendit dhe në to do të investohen mbi katër miliardë denarë, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Burimet financiare që Qeveria do t’u ndajë komunave do të shërbejnë për transformimin ekonomik të tyre, zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës, realizimin e investimeve të mëdha kapitale.

Qëllimi i projektit për ndarjen e mjeteve financiare për komunat është që ato të zhvillohen ekonomikisht dhe infrastrukturor, gjë që do të përmirësojë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve në çdo vendbanim dhe qytetarët do të ecin në rrugë dhe rrugë të asfaltuara.

Dhe e gjithë kjo bëhet sepse qeveria po lufton për çdo milimetër katror të gjithë territorit të vendit, sepse çdo copë tokë dhe çdo qytetar është i rëndësishëm për të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E për të vazhduar transformimin ekonomik të Maqedonisë, projekti për ndarjen e mjeteve komunave për realizimin e projekteve të mëdha kapitale dhe infrastrukturore do të zgjasë për katër vitet e ardhshme.

Synimi që duhet të arrijë ky projekt është që të mos ketë komunë në Maqedoni që do të ketë baltë në rrugë, rrugë të paasfaltuara apo probleme me kanalizimin dhe ujësjellësin”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Për këtë vit 4,1 miliardë denarë për 270 projekte kapitale për transformimin e komunave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";