Përmes një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se LSDM dhe Kovaçevski për shkak të nervozës po hynë nga gabimi në gabim, kurse tribuna e sotme që ata e quajnë si Evropë, paguhet nga paratë e popullit.

“A është kjo Evropa për të cilën LSDM po propagandon? Është absurde qeveria e korruptuar të flasë për Evropë dhe vlera evropiane, kur e para i shkel këto vlera”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se për LSDM-në është njëlloj si Qeveria ashtu edhe partia.

“Paratë e popullit po përdoren për promovim partiak dhe jo për popullin, por për anëtarët e tyre partiak të cilët u dëshpruan nga gënjeshtrat e tyre me vite”, thonë nga kjo parti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund theksojnë se kjo fushatë ka pasur për qëllim të motivojë anëtarësinë e LSDM-së, por sipas OBRM-PDUKM-së, kanë dështuar në Strumicë./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM për fushatën “Ne jemi Evropë”: Është fushatë partiake e LSDM-së appeared first on Telegrafi.