Për të 13-ën ditë nuk po funksionojnë sallat operative të Kirurgjisë, LSDM dhe BDI, duke e lënë shëndetësinë në kaos, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

“Dhjetëra e qindra pacientë janë dërguar në spitalet e tjera të Shkupit për shkak se nuk funksionon Kirurgjia në Klinikë, e që prej 2 ditësh nuk funksionojnë as aparatet CT dhe rentgen. Sikur të mos mjaftonte kaosi me sallat e operacionit.

Dhe ndërsa Klinika është në kolaps, të paktën pesë nga menaxherët dhe administruesit e Kirurgjisë, duke përfshirë Admir Dajoski, drejtorin ekonomik, shkuan në një udhëtim në mes të kaosit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje pyesin se a e din LSDM dhe BDI po bëjnë dëme sistemit shëndetësor?./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Për 13 ditë nuk punojnë sallat e operimit në kirurgji appeared first on Telegrafi.