OBRM-PDUKM: Pendarovski reflekton mendimin e LSDM-së, janë distancuar nga SHBA-të

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM ka dërguar kritika të ashpra në adresë të ish-Presidentit, Stevo Pendarovski, duke thënë se deklaratat e tij paraqesin prova të qarta se LSDM-ja po e braktis kursin e saj pro-perëndimor.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Pendarovski nuk flet në emrin e tij, por reflekton orientimin e ri politik të LSDM-së, që sipas tyre, po distancohet nga SHBA-të.

“Nëse Ordanoski ishte rastësi, Pendarovski i LSDM-së tregon se është tendencë. LSDM-ja fuqishëm qëndron kundër SHBA-së, nëse Ordanoski theu akullin, Pendarovski tani qartë tregon se LSDM-ja është kundër SHBA-së. Tani bëhet e qartë se LSDM rrejshëm është prezantuar si pro-perëndimor, kurse me padurim kanë pritur të ndryshojnë kursin” – thonë nga OBRM-PDUKM.

Antonio Miloshoski, thotë se Pendarovski në deklaratat publike po konteston legjitimitetin demokratik amerikan dhe se nuk guxon t`i sulmojë liderët e zgjedhur amerikan.

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Pendarovski reflekton mendimin e LSDM-së, janë distancuar nga SHBA-të appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy