Igor Janushev nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp bëri të ditur se në Shkup do të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike me bllokim në udhëkryqin “Paloma Bjanka’ dhe rrugën para KRRE-së.
Janushev tha se partia e tij kërkon rrymë më të lirë, profesionalizëm te Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe dorëheqjen e instalimeve partiake në komision me në krye Marko Bislomovskin.
“Kemi heshtje totale nga Qeveria, Zoran Zavi dhe instalimet e tij në KRRE. Pse është aq e madhe rezistenca e pushtetit dha mafias ndaj kërkesave tona. Kemi heshtje për shkak se kanë interese biznesore nga kjo”, tha Janushev.
Sipas Janushev, rritja e çmimit të rrymës elektrike do të thotë biznes për LSDM-në ndërsa mafia, sipas tij, vazhdon me përfitime dhe me biznes.
“Për këtë shkak ne vazhdojmë me protestë edhe nesër para KRRE-së në ora 14:00, me një orë bllokim me automjete do ta bllkojmë udhëkryqin”, tha mes tjerash Janushev.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme partia opozitare maqedonase nga Ministria e Drejtësisë me marsh deri te objekti i KRRE-së protestoi kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM paralajmëroi protestë të re kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, me automjete bllokon qendrën e Shkupit appeared first on Telegrafi.