Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, vlerëson se vendosja e orës policore nuk është zgjidhje dhe se populli pret vaksina.
Nga kjo parti thonë se pushteti e ka gabuar strategjinë kundër COVID-19 që nga fillimi.
“Masat ishin të vonuara dhe joefikase. Kur OBRM-PDUKM propozoi testim masiv dhe kufizime, Zaev dhe Filipçe vraponin pas tenderëve. Kur e gjith bota blinte vaksina, Zaev dhe Filipçe sërish ishin pas tenderëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Më tej shtojnë se nëse Qeveria do të ishte përditësuar, tani nuk do të kishte nevojë për kufizime./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post OBRM-PDUKM: Ora policore nuk është zgjidhje, populli i pret vaksinat appeared first on Telegrafi.