Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se përderisa qytetarët mbledhin nënshkrime për mbajtjen e referendumit kundër digjitalizimit të librave, Carovska vazhdon të mos heq dorë nga reforma e cila parasheh heqjen e librave.

“Nxënësit mbetën peng të interesave biznesore të Mila Carovskës. Kur thotë Caarovska reforma, mendon në përfitim dhe mbushjen e xhepit nga ato reforma. Heqja e librave në arsim nuk është reformë, por talibanizëm”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se ministrja Carovska e definon rezistencën ndaj reformës së mbështetje të fuqishme dhe me këtë, siç thonë ata, vazhdon t’i poshtëroja ata.

“Carovska publikisht thotë se digjitalizimi do të testohet te nxënësit e klasës së katër pa u përgjigj se sa do të kushtojë kjo reformë”, thonë nga kjo parti duke kërkuar dorëheqjen e saj./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Nxënësit mbetën peng të interesave biznesore të Carovskës appeared first on Telegrafi.