OBRM-PDUKM: Numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga coronavirusi rritet në mënyrë proporcionale me pasurimin e familjes Zaev

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zaevit dhe LSDM-së nuk u intereson se si jetojnë qytetarët, atyre u intereson vetëm pasurimi i tyre”.

“Qeveria e paaftë e Zaevit nuk kujdeset për shëndetin e qytetarëve. Numri i të infektuarve për çdo ditë është treshifror. Për shkak të paaftësisë së Filipçes, Republika e Maqedonisë vazhdon të jetë rekordere për nga numri i të infektuarve të rinj”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Qeveria e Zaevit nuk kujdeset për qytetarët e Maqedonisë dhe se Zaevi është kujdesur për depozitën e Nina Angellovskës prej 250 mijë eurove.

“Pas falimentimit të bankës Eurostandard vetëm 10% e personave kanë arritur të hapin xhirollogari në banka tjerë, që do të thotë se rreth 90.000 qytetarë do të mbesin pa para muajin e ardhshëm”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

Nga kjo parti përmendin edhe shtrenjtimin e rrymës elektrike edhe pse Maqedonia ka krizë prej coronavirusit.

“Me shtrenjtimin e rrymës elektrike ata në mënyrë të drejtpërdrejtë godasin xhepin e qytetarëve, ndërsa firmat e afërta me LSDM-në dhe familja Zaev po pasurohen. E gjithë kjo dëshmon se LSDM dhe Zaev nuk kujdesen për qytetarët, por vetëm për pasurimin e tyre”, shprehen nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga coronavirusi rritet në mënyrë proporcionale me pasurimin e familjes Zaev appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy