OBRM-PDUKM: Nuk nevojitet ndërrimi i kryetarit të kuvendit Afrim Gashi pas incidentit në aeroport

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së nuk konsiderojnë se nevojitet ndërrimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi sepse, siç thekson partia në kumtesë, është locuar përgjegjësia dhe është parashtruar padi penale.

“Institucionet si asnjëherë më parë tani po ndërmarrin masa urgjente dhe të pashtyeshme. Tani ka padi penale, ndërsa në të kaluarën rastet e këtilla fshiheshin”, kumtoi OBRM-PDUKM si reagim ndaj interpelancës për punën e Gashit, të cilën sot në Parlament e parashtroi partia E Majta dhe me kërkesë të LSDM-së dje – kryeminsitri Hristian Mickoski urgjentisht ta ndërrojë Gashin nga vendi i kryetarit të Kuvendit.

Incidenti në të cilin para pesë ditëve në Aeroportin e Shkupit mori pjesë shefi i sigurimit të Gashit është një prej shtatë pikave/baza në të cilat partia e Dimitar Apasievit e bazon interpelancën.

Në kumtesë OBRM-PDUKM thotë se për dallim nga e kaluara, “kur askush nuk e lëvizte gishtin”, institucionet tani veprojnë dhe ka përgjegjësi të locuar dhe padi penale.

Advertisement

Në kumtesë ceket edhe se lideri i tyre, Hristian Mickoski, ka paraqitur “porosi të qartë se askush nuk është mbi ligjin”.

“OBRM-PDUKM dënon dhe do të dënojë çdoherë çfarëdo lloj veprimesh të jashtëligjshme dhe të cilat e proshin rendin, fillimisht do të binden të gjithë se ligjet do të vlejnë njejtë prë të gjithë”, shtohet në kumtesën e partisë në pushtet.

The post OBRM-PDUKM: Nuk nevojitet ndërrimi i kryetarit të kuvendit Afrim Gashi pas incidentit në aeroport appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy