Nuk mjafton vetëm dorëheqja e Venko Filipçe, duhet të dorëhiqet edhe kryeministri Zoran Zaev, kanë vlerësuar nga OBRM-PDUKM-ja, duke shtuar se vetëm kështu do të sigurohet një hetim i pavarur.
“Dorëheqja e Venko Filipçes nuk mjafton, është e nevojshme edhe dorëheqja e Zoran Zaevit i cili është pjesa qendrore e piramidës për mosfunksionim të sistemit. Vetëm dorëheqja e Zaevit do të sigurojë hetim të pavarur dhe objektiv”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Përndryshe, katër dorëheqje erdhën pas tragjedisë në Tetovë, ku 14 persona humbën jetën nga zjarri që shkrumboi Qendrën Kovid më 8 shtator 2021.
Nga pozitat e tyre u larguan ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, zv.Ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi dhe drejtori ekonomik i po këtij spitali, Artan Etemi./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Nuk mjafton dorëheqja e Filipçes, duket të ikë edhe Zaevi appeared first on Telegrafi.