OBRM-PDUKM: Nuk ka pasur asnjë diskutim për ndryshimin e himnit dhe as do të ketë në të ardhmen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka pasur diskutime për ndryshim të himnit dhe as në të ardhmen që qytetarët të jenë të qetë, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Matrica e BDI-së e etnizimit të të gjitha çështjeve të rëndësishme dhe politika e ping-pongut të LSD-së duhet të ndalet. Asnjëherë nuk është diskutuar për ndryshimin e himnit dhe as do të ketë në të ardhmen. Qytetarët mund të jenë të sigurt. Koha që BDI-ja dhe LSD-ja të humbasin dhe të mposhten në të gjitha çështjet, për të mbuluar krimin, ka përfunduar”, thotë nga OBRM-PDUKM.

Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, paraprakisht deklaroi se është i gatshëm të diskutojë jo vetëm për stemën, por edhe për ndryshimin e himnit dhe 20 për qind shqiptarëve, si dhe për çështje të tjera të pazgjidhura etnike.

Qëndrimi i tij është që këto çështje që kanë mbetur të pazgjidhura këto 30 vitet e fundit duhet të zgjidhen si një pako që të fokusohemi tek ekonomia, antikorrupsioni dhe integrimi evropian./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Nuk ka pasur asnjë diskutim për ndryshimin e himnit dhe as do të ketë në të ardhmen appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy