Blagica Lasovska nga OBRM-PDUKM thotë se duhet të ketë linja të kuqe në bisedimet me fqinjët.

Kjo linjë e kuqe, sipas saj, duhet të mbahet për t’u ruajtur dinjiteti dhe respekti ndaj popullit maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, Qeveria e re e udhëhequr nga partia e saj nuk do të negociojë “nëse jemi maqedonas apo çfarë nacionaliteti ka pasur Goce Dellçev”.

“Sa i përket Marrëveshjes me Bullgarinë, s’ka negociata nëse jam maqedonase, maqedonas. Nuk do të ketë bisedime nëse Goce Dellçev ka qenë maqedonas apo bullgar. Ju lutem, duhet të kemi linja t kuqe”, tha Lasovska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Nuk do të negociojmë për kombësinë e Goce Dellçevit appeared first on Telegrafi.