OBRM-PDUKM: Nuk do të mbështesim ligje që janë në dëm të shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se LSDM sërish manipulon.

“Deputetët e OBRM-PDUKM ishin prezent në seancën ku kaloi nevoja për miratim në procedurë të shkurtër të Ligjit për TVSh-së dhe uljes së TVSH-së për rrymë elektrike” thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, ata nuk do të mbështesë ligje, vendime dhe akte normative që janë në dëm të shtetit të Maqedonisë.

“Dhuna që po e bën LSDM përmes këshillave komunalë, që shfrytëzon për votime të gjithë politikat e dëmshme duhet të ndalojë”, thonë nga kjo parti.

Advertisement

Ata shtojnë se nuk do të lejojnë vjedhje dhe se gjithmonë do të kundërshtojnë këto fenomene negative./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Nuk do të mbështesim ligje që janë në dëm të shtetit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy