OBRM-PDUKM nuk e mbështet një regjistrim të tillë siç është planifikuar nga Zoran Zaev. Me një regjistrim të tillë siç ai planifikon, do të dalë se Maqedonia ka tre milion banorë, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për “Alfa”.
Ai propozon që të blihen 10.000 terminale dhe të numërohet popullsia rezidente, jo një popullsi imagjinare.
“Dhe të dimë saktësisht se sa njerëz kemi. Deri më tani, metodologjia e regjistrimit nuk është prezantuar publikisht. Unë e di që ka, por pse ata nuk ia dhanë atë metodologji opozitës përpara se ajo të publikohej në Gazetën Zyrtare, në mënyrë që opozita të deklarohej”, tha Mickoski.
Kreu i partisë më të madhe të opozitës shtoi se të gjitha propozimet e OBRM-PDUKM-së do të saktësohen në amendamente./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM nuk do të mbështes regjistrimin e popullsisë appeared first on Telegrafi.