Partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM, thotë se nuk do të heqin dorë nga premtimi për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor. Bojan Stojanoski nga kjo parti sot në konferencë për shtyp tha se janë të mirëseardhura idetë për ndryshime të mundshme në gjyqësor.
“Nuk ka më prokurorë dhe gjykatës që janë në shërbim të elitës kriminale të biznesit. Shpërbërja e Këshillit është masë prej të cilës nuk heqim dorë, kjo ishte edhe premtimi ynë para qytetarëve, që mori mbështetje”.
“Ndërkohë, duhet të kemi parasysh se rezistenca më e madhe për këtë hap është prej atyre që u shërben sistemi i kalbur gjyqësor dhe atyre që u konvenojnë institucione me besim prej 2%”, tha mes tjerash Bojan Stojanoski.
The post OBRM-PDUKM: Nuk do të heqim dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor appeared first on Telegrafi.