Kanë vazhduar përplasjet mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së. Sipas pretendimeve më të reja të opozitës maqedonase, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Drin Ahmeti, i cili u bë i njohur për opinionin pasi bleu qendrën tregtare “Soravia”, është i përfshirë edhe në ndërtimin e Korridorit 8.

Sipas tyre, kompania e Ahmetit “Top industris”, është formuar në vitin 2020, që të marrë pjesë në projektet e mëdha ndërtimore që janë planifikuar në vend.

Sipas Dragan Kovaçkit të OBRM-PDUKM kjo kompani, së bashku me një kompani tjetër është e përfshirë në ndërtimin e Korridorit 8, ndërsa marrëveshjen që kanë dy kompanitë është 1,3 milionë euro.

“Përpos në Korridori 8, si “Top industris” e nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti është i përfshirë edhe në ndërtimin e rrugës nga Kërçova në Dibër, më saktësisht rruga Izvor – Garski most. Njëjtë sikurse në Korridorin 8, ashtu edhe në këtë rrugë, nipi i Ali Ahmetit është i përfshirë edhe me një kompani nga klani Zajaz, ndërsa mjetet që duhet t’i arkëtojnë, sipas dokumenteve që na kanë arritur nga informatorët, janë mes 6 dhe 9 milionë euro”, deklaroi Dragan Kovaçki.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Nipi i Ali Ahmetit është i përfshirë edhe në ndërtimin e Korridorit 8 appeared first on Telegrafi.