
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se nuk do të tërhiqet nga iniciataiva e mbledhjes së nënshkrimeve për anulimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë.
Dje në seancë të Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie është sjellë vendim, që nesër të fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti mbetet në qëndrimin se nëse regjistrimi patjetër të mbahet në prill, atëherë të bëhet në mënyrë elektronike.
“Fillohet me mbledhjen e 100 nënshkrimeve në njësitë rajonale të KSHZ-së. Më pas ata dorëzohen në Kuvend tek komisioni amë dhe pasi të vërtetohen dërgohen tek kryetari i Kuvendit. Pas kësaj vijojnë procedurat tjera për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e Ligjit për regjistrim”, tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Ai shtoi se partia e tij mbetet në qëndrimin se regjistrimi me vizita në terren në kushte të pandemisë nuk duhet të mbahet./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM nesër fillon me iniciativën për nënshkrimet për anulimin e Ligjit për regjistrim appeared first on Telegrafi.