Pasojat që ne si shtet i pësojmë nga përdorimi i avionit aktual, i cili nuk i mbulon nevojat e vendit dhe është nga një datë prodhimi më të vjetër, janë të mëdha, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Jemi dëshmitarë se gjatë gjithë historisë së shtetit, avionët shtetërorë janë përdorur për nevoja qeveritare për udhëtime nga drejtues të qeverisë, për të arritur në destinacionin e dëshiruar të sigurt dhe pa kosto shtesë.

Si vend anëtar i NATO-s, nëse duam të jemi një vend serioz, duhet të kemi avionë cilësorë. Avioni aktual në shërbim të qeverisë shpesh është i prishur dhe ka nevojë për riparime, gjë që i “kushton” shtetit.

Avioni shtetëror nuk do të jetë i OBRM-PDUKM-së, as i LSD-së dhe BDI-së, por do të jetë për nevojat e shtetit. Mendjengushtësia e LSD-së dhe verbëria e Filipçes tregojnë se ata nuk shohin përtej verbërisë partiake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aeroplani nuk do të përdoret për të qetësuar koalicionet e partive në pushtet, siç kemi dëshmuar në të kaluarën, por për përdorimin e udhëheqjes shtetërore për të udhëtuar në udhëtime zyrtare ku Maqedonia përfaqësohet dhe mbrohen interesat shtetërore”, thonë OBRM-PDUKM./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Nëse duam të jemi vend serioz i NATO-s duhet të kemi avionë cilësor appeared first on Telegrafi.