OBRM-PDUKM: Nëse deputetët e LSDM-së thonë “jo” për propozimin francez, do të tërhiqemi nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka dalë me qëndrim në lidhje me propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Nga kjo parti thonë se nëse deputetët e LSDM-së thonë “jo” për siç e quajnë ata, ultimatumin, ata do të tërhiqen nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

“Me sa duket, qeveria vendosi të injorojë vullnetin e qytetarëve. Ata i injorojnë intelektualët dhe njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane dhe të gjithë ata që u thonë se përmbajtja e propozimit për kornizën negociuese është jashtëzakonisht e pafavorshme për Maqedoninë dhe çon në dy skenarë të mundshëm, ose negociata të përjetshme ose asimilim”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM thekson se është e rëndësishme që deputetët e LSDM-së dhe partive tjera në pushtet të jenë racional dhe të kuptojnë dëmin e integrimeve evropiane të Maqedonisë nga një propozim i tillë në afat të gjatë dhe të sfidojnë shantazhet dhe diktatet, por edhe presionet e liderët e partive, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat demokratike dhe evropiane./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Nëse deputetët e LSDM-së thonë “jo” për propozimin francez, do të tërhiqemi nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy