OBRM-PDUKM: Në mes të krizës, Qeveria e LSDM-së ndanë 8.3 milionë euro për objekt administrativ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese e ka akuzuar Qeverinë për harxhime të kota në kohë krize.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në mes të krizës, që ata e dinin se do të ndodhte në nëntor, po shpenzojnë 8.3 milionë euro për të ndërtuar një godinë të re të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Sikur tani është koha për të shpenzuar para për një ndërtesë të re për një agjenci ushqimore, kur gjysma e popullsisë mezi ia del mbanë dhe paguan pothuajse të gjitha rrogat për ushqimin”.

“Është për t’u habitur fakti se miliona euro lehtësisht ndahen për ndërtimin e objekteve administrative për institucionet në këtë krizë, dhe nuk është përmirësuar Spitali klinik i Shtipit, ku trajtohet i gjithë rajoni lindor i Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Në mes të krizës, Qeveria e LSDM-së ndanë 8.3 milionë euro për objekt administrativ appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy