
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka lëshuar sërish akuza në drejtim të pushtetit, për udhëheqjen me shtetin.
Nga OBRM-PDUKM thonë se sikur Qeveria të kujdesej për sigurinë e qytetarëve, nuk do të sundonte krimi.
“Me Zaevin dhe Spasovskin në Maqedoni sundon krimi. Me ata Maqedonia është në krye të korrupsionit në Evropë dhe në vendin e 111 të listës së Transparency International dhe është më keq se Burkina Faso. Me Zaevin dhe Spasovskin në Maqedoni sundon regjimi hibrid dhe për këtë është më e varfëra dhe më e palumtura në Evropë”, thonë nga opozita maqedonase.
Nga kjo parti thonë se Maqedonia me LSDM-në dhe Zaevin është pikë e zezë, pasi sipas tyre, interesat partiake i vendos para atyre shtetërore./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Në Maqedoni sundon krimi appeared first on Telegrafi.