OBRM-PDUKM: Ndryshimet kushtetuese duhet të jenë në Kuvend ose le të organizohen zgjedhje të parakohshme kuvendare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM përmes një reagimi thotë se menjëherë pasi deputetët të kthehen nga pushimet verore, ndryshimet kushtetuese duhet të jenë rend dite në Kuvendin e Maqedonisë, pasi sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë pushteti do të kuptoj se nuk i ka votat e mjaftueshme dhe vendi do të shkoj në zgjedhje te parakohshme kuvendare.

“Tradhtitë e përditshme nga autoritetet kriminale të LSDM-së dhe BDI-së duhet të ndalen. Nëse Kovaçevski dhe LSDM janë të sigurt se i kanë 80 deputetë, menjëherë pas kthimit të deputetëve në Kuvend, amendamentet kushtetuese t’i vendosin në rendin e ditës së seancës së parë parlamentare. Nëse në atë seancë nuk kalohen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, të nesërmen duhet të shpërndahet Kuvendi dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse autoritetet janë të sigurta se ajo që po bëjnë është e drejtë, këtu është një zgjedhje për ta, ose t’i shërbejnë Bullgarisë dhe të ndryshojnë Kushtetutën ose zgjedhje të parakohshme. Kjo është një ofertë e ndershme dhe e drejtë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Partia e Hristijan Mickoskit poashtu deklaroi se pret dhe përkrahjen e partnerëve të koalicionit për referendumin e propozuar nga ta.

Deri më tani, ende nuk dihet se cila do të jetë pyetje e referendumit, pasi nga OBRM-PDUKM thanë se për një gjë të tillë do të vendosin ekspertët dhe njohësit e çështjes.

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Ndryshimet kushtetuese duhet të jenë në Kuvend ose le të organizohen zgjedhje të parakohshme kuvendare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy