OBRM-PDUKM në një kumtesë për media thotë se Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti janë shembull se pse është e nevojshme shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Nga partia në pushtet, thonë se “Naqe Georgiev ka keqpërdorur pozitën e tij dhe është futur në vjedhjen e vendimeve gjyqësore.
“Ixhet Memeti ka qenë nënkryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë gjatë LSDM-së dhe BDI-së, ai ka ndihmuar Naqe Georgiev që të marrë dënim më të lehtë për Boro Marlboro.
Edhe Naqe Georgiev edhe Ixhet Memeti vendosën për gjyqtarë dhe prokurorë, të avancuar dhe të sanksionuar. Cilat janë procedurat që kanë kryer këta dy zyrtarë të korruptuar dhe sa padrejtësi të tjera kanë shkaktuar? Korrupsioni që e shohim përmes Naqe Georgiev dhe Ixhet Memetit është arsyeja pse duhet shpërbërë Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, vetëm kështu do të kthehet besimi i popullit në drejtësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.
The post OBRM-PDUKM: Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti janë shembulli pse duhet të shpërbëhet Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve appeared first on Telegrafi.