Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “MPB-ja e Spasovskit është jofunksionale, letërnjoftime nuk janë dhënë për më shumë se 20 ditë.

“Qytetarët për letërnjoftim presim për më shumë se një muaj, ndërsa në 20 ditët e fundit nuk është dhënë asnjë asnjë letërnjoftim. Ky është dështim i sistemit, ndërsa Qeveria e ka fajin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Spasovski me jofunksionalitetin e MPB-së e shkel Ligjin për letërnjoftim ku në mënyrë të qartë përshkruhet se letërnjoftimi jepet në afat prej 15 ditëve nga dita e kërkesës.

“Kush do të mbajë përgjegjësi dhe a do të mbajë dikush përgjegjësi për shkak se shkelet ligji”, thonë nga kjo parti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shtojnë se Qeveria rrezikon dhe dëmton qytetarët./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: MPB e Spasovskit nuk është funksionale, letërnjoftime nuk po jepen për më shumë se 20 ditë appeared first on Telegrafi.