Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se mosrespektimi i rekomandimeve të ekspertëve ka rezultuar me dhjetëra funksionarë të sëmurë të LSDM-së.

Sipas tyre, nëse do të kishin ndjekur rekomandimet, nuk do ta kishin rrezikuar jetën e tyre dhe të qytetarëve.

““Duke shpejtuar për zgjedhjet, LSDM-ja, Filipçe dhe Zaev i harruan shëndetin dhe jetët e qytetarëve. Për shkak të papërgjegjshmërisë së tyre në Maqedoni, kemi bilanc të zi. Në 24 orët e fundit kemi 101 pacientë të rinj dhe 4 të vdekur nga epidemia e koronavirusit”.

“Maqedonia ka gjithsej 2492 pacientë dhe 145 vdekje, gjë që na bën të jemi rekord në të gjithë rajonin sipas këtyre parametrave në një milion banorë, ndërsa Zaevi dhe LSDM-ja ende po flasin për normalitet dhe zgjedhje të reja”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tyre, situata po bëhet alarmante dhe për këtë kanë përgjegjësi LSDM, Zaev dhe Filipçe për shkak të veprimeve dhe vendimeve të tyre./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Mosrespektimi i rekomandimeve shëndetësore rezulton me dhjetëra funksionarë të sëmurë appeared first on Telegrafi.