Në raport me mosmarrëveshjet me Bullgarinë ka ardhur koha të vihen kufijtë dhe vijat e kuqe vlerësojnë nga OBRM-PDUKM, nga e cila në konsultim me ASHAM-in, Universitetin Shën Kirili dhe Metodi dhe Kishën ortodokse maqedonase, kanë përgatitur një rezolutë e cila do të duhej të miratohet në kuvend, e që do të përmbante edhe qëndrimin shkencor ndaj kërkesave bullgare.
“Rezolutën që e ofrojmë është përgjigje ndaj bllokadës, përgjigje për mohimin e politikave të këqija ndaj Maqedonisë. Propozimi ynë është që partitë politike dhe Kuvendi të arrijnë konsensus në bazë të tekstit dhe definicioneve shkencore. Propozimi nuk ka formulë politike, nuk ka pozicion partiak apo axhenda personale, por ka kufi për veçantinë maqedonase, historinë maqedonase, për identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase”, tha Vllado Misajllovski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.
Por LSDM ka hedhur poshtë nevojën për propozimin e OBRM-PDUKM-së, duke vlerësuar se nuk ka nevojë për rezolutë në parlament pasi krerët shtetëror kanë vërtetuar vijat e kuqe se nuk bisedohet me Sofjen për gjuhën dhe identitetin.
OBRM-PDUKM rezolutën do ta dorëzojë në Kuvend javën e ardhshme dhe më pas mbetet të vendoset në rend dite për diskutim nga ana e kreut të kuvendit, Talat Xhaferi.
The post OBRM-PDUKM me rezolutë për bisedimet me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.