OBRM-PDUKM me protesta kundër propozimit francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM në shenjë pakënaqësie prej nesër ka thirrur protesta kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Nga kjo parti kanë njoftuar përmes liderit të saj Hristijan Mickoski se nesër në mbrëmje në ora 19:00 do të mbahet protestë kundër këtij propozimi, që sipas tyre nënkupton ose asimilim të maqedonasve ose nuk do të ketë BE.

“Kjo do të thotë ose i asimiluar në BE ose s’ka BE. Ka pasur një iniciativë për të protestuar dhe ne i bashkohemi kësaj nisme. Unë bëj thirrje për një protestë mbarëkombëtare. Nesër para Qeverisë në orën 19.00. Unë do të jem njëri nga të shumtët atje, ftoj të gjithë popullin të bashkohet, të mbrojmë atë që quhet vlerë evropiane”, tha Hristijan Mickoski, kreu i OBRM-PDUKM-së.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi propozimin nga presidenca franceze për tejkalimin e çështjeve me Bullgarinë, me qëllim që t’i hapet rrugë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë propozim e ka vlerësuar si më të favorshëm se sa parapraku, të cilin e refuzoi në Bruksel

Advertisement

The post OBRM-PDUKM me protesta kundër propozimit francez appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy