Sistemi shëndetësor gjatë kohës së Qeverisë së LSDM-së ka qenë në kaos total, kurse kolapsi ka kulminuar në Onkologji” thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, është ndezuar alarmi edhe për shkak se viteve të kaluar është favorizuar një drogeri e afërt me socialdemokratët.
Në tribunën publike “Fuqia e ilaçeve, jetë apo profit?”, OBRM-PDUKM kërkoi reagimin e Prokurorisë Publike, siç thanë, për të hetuar skandalet.
“Kur nuk keni analizë, në fund keni kaos, i cili qartazi se ka patur profite, që kanë qenë më të rëndësishme se jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Deri këtu mund të konkludojmë se sistemi ka qenë në kaos të plotë, që ka rezultuar me kolaps dhe besojmë se ky kolaps nuk është vetëm në Klinikën për Onkologji, por në gjithë sistemin shëndetësor”, tha Rashela Mizrahi nga OBRM-PDUKM.
Pacientë të Onkologjisë para disa ditëve alarmuan se në Klinikë mungojnë 6 ilaçe të terapisë biologjike, por druajnë se shumë shpejt mund të ketë mungesa edhe të 3 ilaçeve tjera.
The post OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji appeared first on Telegrafi.