Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sërish e ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski se frikësohet nga referendumi për negociatat me BE-në, gjegjësisht zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Nga OBRM-PDUKM thonë se referendumi është arritja më e madhe e demokracisë.
“Nëse Kovaçevski beson në vetvete dhe se kjo që po bën është e drejtë, do të kishte dalë në referendum. Por Kovaçevski e di se po bën tradhti dhe po bën bullgarizimin dhe asimilimin e popullit dhe për këtë po ikën nga referendumi”.
“Duke dashur të lërë pas vetes çështjen e referendumit, duke menduar se do të kalojë shpejt, ai bën deklarata që përçmojnë popullin dhe tregojnë fytyrën e tij të vërtetë. Kovaçevski punon vetëm në interes të qëndrimit një ditë më gjatë në pushtet. Të gjitha veprimet e tij që tani deri në ditën kur ai do të bjerë nga pushteti do të jenë vetëm për mbijetesën e zhveshur të pushtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Me ikjen nga referendumi, Kovaçevski ikë nga populli appeared first on Telegrafi.