OBRM-PDUKM: Maqedonia numëron 700 të vdekur nga coronavirusi, Filipçe s’ka as plan e as strategji

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “sistemi shëndetësor në Maqedoni është në kolaps që para se të fillojë vala e dytë e pandemisë së coronavirusit”.

Sipas tyre, kjo është rezultat i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Zaevit dhe Filipçes, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia me 24 orët e fundit arriti në numrin prej 700 të vdekurve nga coronavirusi dhe 16.780 të infektuar. Këto numra janë ndër më të lartat në rajon dhe Evropë nëse krahasohet numri i banorëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Filipçe parashihte, shtojnë nga kjo parti, që për tetë herë të ketë më pak të infektuar dhe të vdekur në valën e parë dhe bashkërisht me Zaevin promovuan normalitet të ri që kontribuoj që epidemia të del nga kontrolli.

Advertisement

“Qeveria dëshmoi se nuk din dhe nuk mund të menaxhojë me krizën shëndetësore. Atyre ju interesonte të rrinë në pushtet pa bërë plan dhe strategji konkrete, protokolle mbrojtëse dhe masa se si të mbrohet shëndeti dhe tani para valës së dytë nuk dinë çtë bëjnë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Maqedonia numëron 700 të vdekur nga coronavirusi, Filipçe s’ka as plan e as strategji appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy