Delegacioni i opozitares OBRM-PDUKM anuloi sot kremtimin e Ilindenit në Meçkin Kamen, duke mos e ndjekur fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Siç tha nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikolloski, kjo është për shkak të veprimeve partiake dhe politike të LSDM-së në pushtet.

“Për shkak të sjelljes së këtillë partiake dhe politike, ne vendosëm të largohemi nga “Meçkin Kamen” dhe nuk marrim pjesë në fjalimin e kryetarit të Qeverisë, sepse është evidente se ky është një manifestim partiak i LSDM-së. Nuk e kemi ndërmend të marrim pjesë në mitingje të LSDM-së, ju faleminderit”, tha Aleksandar Nikolloski nga OBRM-PDUKM.

Ndryshe, sot me rastin e festës së Ilindenit shumë politikanë vendas maqedonas dhe shqiptarë krematuan se bashku dhe shpërndanë mesazhe për një Maqedoni më të mirë, të orientuar drejt Bashkimit Evropian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM manifestimin e sotëm të “Ilindenit” e quajtën tubim partiak të LSDM-së appeared first on Telegrafi.