OBRM-PDUKM vazhdon ta akuzojë LSDM-në, sic thonë, për lidhjet me Artan Grubin.

Sipas tyre, LSDM-ja ka mbetur fortifikata e fundit për Grubin, ndaj kërkojnë nga LSDM që të kërkojnë falje.

“LSDM duhet të inkurajohet dhe të kërkojë falje për Artan Grubin. Derisa nuk kërkojnë falje për krimet e Grubit, deri atëherë nuk mund të thonë se janë shkëputur nga ai dhe BDI-ja. Vetëm me përballjen e plotë me realitetin dhe kërkimfaljen për Grubin, LSDM-ja do të hapë faqe të re. Derisa nuk e bëjnë këtë, ata tregojnë se mbeten partia e njëjtë që ishte në koalicion me Grubin derisa ai vidhte”,  tha Brane Petrushevski.

Reagimi i OBRM-PDUKM-së erdhi pasi LSDM akuzoi qeverinë se pavarësisht se ka buxhet për rritje të pagave, po i poshtëron punëtorët duke dalë në protesta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post OBRM-PDUKM: LSDM të kërkojë falje për veprimet e Grubit, ishin bashkë me BDI-në në koalicion appeared first on Telegrafi.