OBRM-PDUKM: LSDM po humb deputetë – ndryshime kushtetuese s’do të ketë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dimitar Kovaçevski dhe e gjithë LSD-ja me muaj të tërë gënjejnë se ndryshimet kushtetuese janë të mundshme dhe se OBRM ka pranuar ndryshimin e Kushtetutës – konstatojnë përmes një reagimi nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti akuzojnë kryeministrin Kovaçevski dhe LSDM-në sepse sipas tyre, për një periudhë të gjatë janë mburrur dhe kanë pretenduar se do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe se ka shumicë, madje duke thënë se edhe Mickoski është dakord për këto ndryshime. Por sipas OBRM-së, pretendimet e pushtetit u rrëzuan poshtë ditën e kaluar.

“E gjithë LSD si një pllakë e thyer gramafoni thirreshin të sinkronizuar në ndryshime kushtetuese. Dje i gjithë opinioni maqedonas pa se Kovaçevski dhe LSD, jo vetëm që nuk kanë shumicën prej 80 deputetësh, por mezi kanë 70. E vërteta doli në shesh. LSD po humb deputetë. Të gjitha gënjeshtrat e qeverisë kanë shpërthyer”, thonë nga OBMR-PDUKM.

Nga kjo parti thonë se qëndrimi i Mickoskit është i pandryshuar se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë.

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: LSDM po humb deputetë – ndryshime kushtetuese s’do të ketë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy