Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kërkon që LSDM-ja të deklarohet rreth qeverisë së re dhe nëse ka siguruar shumicë parlamentare.
Nëse nuk tregojnë nëse kanë shumicë parlamentare, nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM-ja tregon se është manipulatore me qytetarët.
“Koalcionet e LSDM-së zgjasin vetëm disa orë, derisa nuk demantohen vetë. LSDM nuk ka sjellë reforma në mandatin e saj. LSDM ka sjellë varfëri, krizë ekonomike dhe regjim hibrid. Është koha që të dalin para opinionit dhe të tregojnë nëse kanë shumicë në Kuvend”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ndryshe, edhe kjo parti më herët ka deklaruar se do të tentojë të formojë shumicë parlamentare dhe me këtë edhe qeverinë e re./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: LSDM-ja të tregojë nëse ka siguruar shumicë në Kuvend appeared first on Telegrafi.