Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media e akuzon pushtetin se nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur qytetarët.

Nga kjo parti thonë se numrat javën e kaluar vërtetuan paaftësinë e LSDM-së në ballafaqimin me coronavirusin.

“LSDM-ja kujdeset vetëm për karrierën politike të Zoran Zaevit. LSDM-ja kërkon zgjedhje gjatë një pandemie, pa menduar për shëndetin e qytetarëve. Paaftësia e LSDM-së dhe Filipçes u perceptua “Forbs, e publikoi listën e 100 vendeve më të sigurta në botë për sa i përket virusit të koronës, ndërsa Maqedonia nuk është aspak në listë. Për dallim prej nesh më lartë në këtë listë, si më të sigurta janë vlerësuar të gjitha vendet e rajonit, Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se “për këtë LSDM do të përgjigjet, pasi me ardhjen e tyre në pushtet sollën vetëm një regjim hibrid, krim dhe varfëri”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk bëri asgjë për t’i mbrojtur qytetarët appeared first on Telegrafi.