Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se Zoran Zaevi dhe LSDM e shndërruan Maqedoninë në vend në të cilin mbizotëron krimi, korrupsioni dhe shantazhi.

Ata thonë se të gjithë e shikuan se si funksionarët e Zaevit vendosin para në valixhet e tyre.

“Prokuroria dhe gjyqësia nën kontroll direkt të Zaevit në vend se ta ndjekin dhe dënojnë krimin, tegtuan me drejtësinë, dhe ashtu patëm situatë në të cilën vëllau i gjykatëses kërkon shantazh prej 6 milion eurosh. Për këtë si dhe për çdo krim tjetër në shtet Zoran Zaev e ka ditur dhe i njëjti e ka mbrojtur”.

“Veprimtaria kriminogjene ishte modus vivendi për punën e pushtetit të Zaevit, vërtetim është edhe dëshmia se Milla Carovska dhe Aleksandar Kiracovski, por edhe shumë funksionarë tjerë partiak kanë ndërmjetësuar në marrëveshjet e errëta dhe shantazhet të cilat janë zhvilluar, ndërsa Radmilla Shekerinska në kontakte intime direkt ka komunikuar me kryerësit e operacionit të tillë”, thonë nga ORBM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: LSDM e shndërroi Maqedoninë në vend të krimit dhe korrupsionit appeared first on Telegrafi.