OBRM-PDUKM: LSDM dhe Zaev do të përgjigjen për zhvatjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Qeveria e LSDM-së e udhëhequr nga Zaev do të mbahet mend për rastin ‘Haraçi’”.

Sipas tyre, është e qartë se shuma milionëshe e këtij rasti ka përfunduar te Zoran Zaev dhe Vice Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Por, jo vetëm familja Zaaev, në këtë rast përfshihen edhe Aleksandar Kiracovski, Mila Carovska dhe shumë funksionarë të tjerë të LSDM-së. Kjo u vërtetua edhe nga Boki 13 i cili është zbatuesi i këtij rasti”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti thonë se Carovska ka qenë në pjesën e, siç thonë nga kjo parti, larjes së parave përmes Lidhjes ndërkombëtare dhe si ministri e Punës dhe Politikës Sociale i ka ndihmuar Bojan Jovanovski ndërsa Kiracovski, siç thonë nga OBRM-PDUKM, ka bërë ndërmjetësime me biznesmen që është zhvatur.

Advertisement

“Për gjithë këtë, funksionarët e LSDM-së i mohuan dhe kjo vërteton se i gjithë operacioni është mundësuar nga ato. Maqedonia me Zaevin dhe LSDM-në do të fundoset. Krimi, korrupsioni dhe zhvatja duhet të jenë e kaluara, ndërsa përgjegjësi duhet të ketë. Qytetarët meritojnë më mirë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: LSDM dhe Zaev do të përgjigjen për zhvatjen appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy