
Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “nuk presim nga LSDM ta përshëndesë hapin e unifikimi të Integras me OBRM-PDUKM-në,
për shkak se nga dita në ditë bëhet më i madh bllokimi që do ta shkel Zoran Zaevin dhe mafinë e tij”.
“Zoran zaev e sheh se shumë njerëz e shohin se ai është problemi i Maqedonisë, ndërsa OBRM-PDUKM është zgjidhja”, thonë nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Integra dhe të gjithë të tjerët që bashkohen drejt partisë së tyre në luftën kundër LSDM-së e dinë se OBRM-PDUKM është e vetmja parti që do t’i kundërshtojnë politikat destruktive të LSDM-së.
“Krimi, mafia dhe Qeveria në Maqedoni janë një dhe duhet të bien”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Krimi, mafia dhe Qeveria në Maqedoni janë një dhe prandaj duhet të bien appeared first on Telegrafi.