OBRM-PDUKM kërkon që kryeministri Dimitar Kovaçevski të tregojë se çka negocion në fshehtësi grupi qeveritar në Sofje dhe se baza e propozimit a është shkatërrimi i pozicioneve maqedonase.
“Çfarë kërkon ekipi qeveritar në Sofje dhe a do të thotë Kovaçevski sërish se nuk e ka parë propozimin të negociohet nga njerëzit e tij? Kovaçevski me gënjeshtrën dhe manipulimin e tij rrezikoi shtetin.
Pozicionet e Maqedonisë janë shkelur përgjithmonë. Kovaçevski e rrezikoi edhe integrimin evropian të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.
Me propozimin e negociuar nga Kovaçevski, shtojnë nga partia e Mickoskit, që Maqedonia të hyjë në BE duhet të bullgarizohet.
“Nga synimet e para është penguar nga populli, komuniteti akademik, gazetarët, kolumnistët dhe OBRM-PDUKM. A po negocion tani sërish në një derë të vogël që bie ndesh me vijat e kuqe të Maqedonisë dhe pastaj do të thotë se nuk e ka parë propozimin. Gënjeshtrat e Kovaçevskit nuk kalojnë më. Zgjedhje menjëherë”, thonë nga partia opozitare./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Kovaçevski të tregojë se çfarë po negocion fshehurazi një ekip nga qeveria në Sofje appeared first on Telegrafi.